Një ngjarje që nuk do të harrohet është ajo që ndodhi në Turqi në vitin 2012 mes Trabzonspor dhe Fenerbace. Dy protagonistët ishin Emre Belezoglu dhe lojtari i Bregut të Fildishtë, Zakora. Në prillin e 2012 në këtë përballje, Emre e teproi me sjelljen e tij dhe e ofendoi Zakoran mbi baza ra.core.
“Erdhi në fytyrën time dhe më tha se jam si një grua dhe më ofendoi mbi baza ra.core. Kjo ishte hera e parë në karrierë që po përjetoja një situatë të tillë. Emre kishte vetë lojtarë të tillë në ekip dhe nuk mund ta kuptoja sesi ma tha mua”, do të shprehej Zakora. Por nëse dënimi ishte i lehtë për Emren me vetëm dy ndeshje pezullim, nga ana tjetër futbollisti i Bregut të Fildishtë mendoi që të hakmerrej.
Vetëm një muaj distancë dhe të dy ekipet do të ndesheshin sërish, me dy lojtarët në fjalë që gjendeshin në fushën e lojës. Zakora nuk kishte më asnjë interesim për topin duke e goditur Emren në vendin e keq: “Më gjuajti direkt në testik.uj. Falë Zotit që kisha fëmijë para kësaj goditje sepse kur e mora gjuajtjen, nuk e dija nëse do të ishte më e mundur”, do të shprehej Emre. /Sport Ekspres/