I vetmi që nuk reagoi për ikjen e portugezit, Chiellini i sinqertë: Do të ishte më mirë që Ronaldo të largohej më herët nga Juventusi

Largimi i Ronaldos nga Juventusi solli një kaos të madh te bardhezinjtë në javët e para. Përveç rezultateve të dobëta, paraqitja e tyre në fushën e blertë ishte e një niveli të dobët që nuk lidhej me emrin e ekipit.

Për këtë arsye, Chiellini është shprehur në mbrëmjen e djeshme se do të ishte më mirë që ylli portugez të ishte larguar më herët. “Ronaldo iku në 28 gusht, por do të ishte më mirë për ne nëse do të kishte ikur më herët. Ishin të shokuar prej tij dhe nëse do të ikte më herët, do të kishte më shumë kohë te Juventusi që të përgatitej”, tha Chiellini.

Kjo mund të shpjegojë mërzitjen e tij me Ronaldon pasi është një prej lojtarëve që nuk reagoi në kohën që portugezi u shkëput nga Juventusi për t’i uruar fat në aventurën e radhës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *