PSG është duke luajtur ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League kundër Lajpcigut. Leo Mesi ka hyrë në fushën e lojës nga minuta e parë, por pa mundur të shënojë në 45 minutat e para. Në tribunën e “Parc de Princes“ është shpalosur edhe pankarta ndoshta më e çuditshme që ylli argjentinas ka parë.
Një tifoz i vogël është në stadium së bashku me nënën e tij dhe mban në duar një pankartë me të cilën përpiqet të joshë 6 herë fituesin e Topit të Artë. “Leo, më jep fanellën. Do të jap mamin“, shkruhet në kartonin që mban në duar tifozi i vogël./Halit Delibashi-Sport Ekspres/