Duhet fitore në Porto për të synuar kualifikimin? Maldini sheh më larg: Na duhen 9 pikë, sot fitorja peshon më shumë

Milani luan sot gjithçka për gjithçka. Në Porto nuk tolerohet asnjë rezultat përveç fitores në mënyrë që të shpresohet për të kaluar grupin e “ferrit” në Champions League. Në një prononcim për “Mediaset” përpara ndeshjes, Paolo Maldini është shprehur se tre pikët peshojnë më shumë mbrëmjen e sotme.

“Zero pikë pas dy ndeshjeve, natyrisht sonte tre pikët do të peshojnë më shumë. Por nuk është një ndeshje nga brenda ose jashtë, për të pasur mundësinë për të kaluar raundin të duhen nëntë pikë dhe gjithçka varet nga ne. Ne nuk duhet të shtrembërojmë veten, përtej mungesave dhe kundërshtarëve”, ka thënë Paolo Maldini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *