Juventusi siguron tre pikë mjaft të rëndësishme ndaj Romës, duke fituar me rezultatin 1-0, me Allegrin që fiton kështu ndeshjen e tij me Mourinhon. Në minutën e 16-të, Moise Kean shënon një gol me kokë, që rezultoi të ishte i vetmi i këtij takimi. Në minutën e 42-të, e ndihmuar dhe nga përdorimi i teknologjisë VAR, Roma fiton një penallti.
Fatkeqësisht, Veretout humbet shansin e artë nga 11-metërshi, pasi topi u ndalua nga portieri i Juventusit, Szcz?sny. Në pjesën e dytë, Roma provoi të bënte diçka për të evituar humbjen, por pa sukses. Skuadra e Allegrit shkon në kuotën e 14 pikëve dhe ndodhet vetëm një pikë larg nga Top-4./Elio Hajdari-Sport Ekspres/