“Ishim në gjendje alarmante”, Shehi nuk i frikësohet derbit: Ndeshjet e forta i kam qejf, fitohen vetëm po ti shijosh

Teuta-Tirana nuk zhgënjen tifozët. Supersfida e javës së 5-të të “Abissnet Superiores” ka dhuruar emocione të veçanta mbrëmjen e sotme. Bardheblutë kanë fituar me rezultatin 2-3 dhe marrin kreun e renditjes pas një ndeshjeje që dhuroi spektakël që në sekondat e para e deri në ato të fundit. Pas përfundimit të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”.

Shehi (Tirana): “Për situatën që ne kaluam ishim koshientë për lojtarët që do kishim në dispozicion. Kemi punuar që nga e hëna. Edhe në Kupë kemi luajtur me këtë vendosje. Ishim në situatë alarmante. Edhe ndeshje të tjera kemi dalë para portës dhe kjo është e rëndësishme. Sigurisht që do ndryshojmë nga java në javë, edhe në bazë të kundërshtarëve. Toli kishte një detyrë sot për ti shkuar një kundra një Kallakut, sepse është një lojtar i rrezikshëm. Jam i kënaqur nga Totre dhe Toli, sepse kishin detyra specifike.

Deklarata e Martinit para ndeshjes? Situatën tonë të gjithë e dinë. Po ta shihje sot mezi kemi rekuperuar Hoxhallarin për ta pasur sot. E thashë edhe dje, jam trajner dhe jo doktor. Por konsultohem me doktorët. Futbollistët e kalojnë pak më shpejt Kovidin. I patë lojtarët në çfarë gjendje ishin. Ne do merrnim masat për të luajtur pa rrezikuar lojtarët me Kovid. Ndeshjet e forta i kam shumë qejf. Vetëm duke i shijuar dhe pa u futur në presion mund ti fitojmë. Në derbi nuk ka asnjëherë favorit. Për derbin të gjithë mendojnë. Është speciale dhe lojtarët duhet ta shijojnë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *