Partizani i jep sot lamtumirën një prej punonjësve që për 3 dekada me rradhë ka qenë kujdestari i terreneve të klubit. Bajram Ferra ka ndërruar jetë ditën e sotme, duke prekur kështu “familjen e kuqe“ të klubit kryeyqytetas. Partizani i shpreh ngushëllimet të afërme dhe familjarëve të Bajram Ferrës, i cili përgjatë 30 viteve ka përcjellë shumë lojtarë e breza në skuadrën e “demave të kuq”.
“Me keqardhje të thellë mësuam sot lajmin e ndarjes nga jeta të punonjësit legjendar të klubit Bajram Ferra. “Bajromi” siç e njihnin të gjithë ishte pjesë e pandarë e klubit tonë prej 3 dekadash duke qenë gjithmonë në shërbim të skuadrës dhe Akademisë Partizani. Klubi i Futbollit Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe Bajram Ferra”, shkruan klubi i Partizanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/