FFK shkarkoi trajnerin Shaland pas humbjes asaj humbjeje me Gjeorgjinë. Federata e Kosovës tashmë ka nisur nga puna për të gjetur sa më parë pasardhësin e tij në krye të pankinës. Emra të shumë janë përfolur ndërsa në skenë së fundmi ka dalë një tjetër zviceran.
“Blick” tregon se Alexander Frei është një nga alternativat për të marrë drejtimin e Kosovës, gjë të cilën e pohon edhe vetë ish-kapiteni i Kombëtares helvete. Në një prononcim të shkurtër për “Indeksonline”, Frei pohon se është i gatshëm të punojë me dardanët.
“Jam i gatshëm dhe i interesuar të punoj me Kosovën. Është projekt serioz dhe i njoh shumë lojtarë. E kam përcjellur kombëtaren e Kosovës në disa ndeshje” ka thënë Alexander Frei./Halit Delibashi-Sport Ekspres/