Tirana ka zbuluar edhe autobusin që do të përdor për transfertat e ndryshme që do të zhvillojë në këtë sezon. Bardheblutë e kanë ruajtur identitetin e kryeqytetit nëpërmjet disa ndërtesave, me një dizenjim që është vërtet interesant.
Kështu Tirana rrit edhe më tepër imazhin e saj në pamjen e jashtme, që duhet të ishte i kuruar. Ndeshja e radhës do të jetë për ta kundër Teutës në “Elbasan Arena”, atje ku duhet të dëshmojnë vlerat e tyre me kampionët aktual. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/