Luf.ta mediatike/ Polakët cilësojnë skandaloze raportimin e “Sport Ekspres” dhe reagimin e FSHF, nuk pranojnë se provokuan në “Air Albania”

Një luf.të mediatike ka nisur në distancë pas përfundimit të takimit të Shqipërisë dhe Polonisë. Mediat polake si “Mcn”, “To the point”, “Sport.pl”, “Polishradio24”, “Eska radio” dhe faqe të ndryshme në rrjetet sociale kanë quajtur si skandaloz raportimin e përfundimit të takimit të “Sport Ekspres” pas ndeshjes.

Por cili ka qenë raportimi? Fillimisht duke kujtuar se ndeshja u humb vetëm nga një gabim fatal i Elseid Hysajt dhe se rezultati më i drejtë do të ishte barazimi. Polakët e mendojnë krejtësisht ndryshe, por përplasja më e madhe ishte mbi incidentin. Në bazë të raportimin tonë kemi vendosur në theksin kryesor provokimin e polakëve.

Momenti i golit ishte kulminant sesi Sviderski festoi para tifozëve tanë, por pa harruar veprimet e Sheznit, fjalët që janë thënë nga polakët në dhomat e zhveshjes dhe dëshirës së tifozëve të tyre për t’u grindur me ata shqiptarë në “Air Albania”. Në Poloni nuk e pranojnë kurrsesi se kanë provokuar shqiptarët.

Ndërkohë edhe më ashpër ka qenë reagimi i tyre për letrën e FSHF që mori në mbrojtje tifozët shqiptarë dhe cilësoi se polakët që njihen për përplasjet në të gjitha ndeshjet ku shkojnë, ishin iniciatorët e parë të gjithçkaje që ndodhi. Kjo jo pa arsye pasi FIFA ka hapur një investigim për këtë rast dhe polakët shpresojnë se Shqipëria do të paguajë një faturë të majme. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *