Formacionet zyrtare, Shqipëri-Slloveni U-21/ Bushi hedh nga minuta e parë talentin e Empolit, kapiteni është Ernest Muçi

Në ditën e sotme do të jetë Shqipëria e Alban Bushit që do të zbresë në fushën e lojës. Kuqezinjtë e vegjël kërkojnë fitoren e radhës kundër Sllovenisë, pas fitores së fundit me Andorrën, atje ku vendosën golat e Mucit nga goditjet e dënimit.

Këtë herë Bushi ka zgjedhur që të luajë nga minuta e parë me Asllanin, futbollistin e Empolit që shihet si një talent me prespektiv për të ardhmen. Ndërkohë kapiteni i Shqipërisë U-21 do të jetë Ernest Muci. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *