VIDEO/ Italia lë pas humbjen me Spanjën, axurrët rikthehen te fitorja dhe marrin vendin e tretë në Ligën e Kombëve

Ndeshja për vendin e tretë dhe të katërt të Ligës së Kombeve mes Italisë dhe Belgjikës ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të vendasve. Pjesa e parë ishtë e mbyllur, me të dyja skuadrat që patën shumë pak dëshirë për të sulmuar. Menjëherë sa nis pjesa e dytë, Barrella gjen golin pas një krosimi nga goditja nga ana e Berardit, duke e çuar rezultatin në 1-0.

Në minutën e 65-të nga pika e bardhë e penalltisë do të ishte Berardi që do të dyfishonte shifrat per azurët. Belgjika provoi të ndryshonte diçka, duke intesifikuar sulmet drejt portës së Donnarumës. Në minutën e 86-të, pas një asisti të De Bruyne, 20 vjeçari Ketelaere ngushton diferencën në 2-1./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *