Shqipëria do të përballet ndaj Hungarisë në transfertën e mbrëmjes së sotme. Pak minuta më parë është zbuluar edhe ngjyra e fanellës që do të luajnë kuqezinjtë. Djemtë e Rejës do të jenë me fanellat e treta, me ngjyrën e zezë.
Kjo për shkak se ngjyra e kuqe është e përdorur nga vendasit. FSHF ka publikuar një video të fundit ku tregon se gjithçka është gati nga dhomat e zhveshjes, ndërsa formacioni zyrtar del për pak minuta. /Sport Ekspres/