Kombëtarja shqiptare merr një lajm pozitiv në prag të sfidës së nesërme kundër Hungarisë. Këta të fundit nuk mund të rikuperojnë njërin prej mbrojtësave titullarë të tyre, Atila Fiolan. Futbollisti i MOL Fehervar nuk e ka kaluar dot dëmtimin e tij të mëparshëm për të qenë në gjendje të zbresë në fushë në dy përballjet e radhës. Lajmin e jep vetë Federata Hungareze dhe njeriu që shtangu Francën në Euro 2020 me golin e tij nuk do të zbresë në fushë kundër Shqipërisë.
“Fatkeqësisht, dëmtimi i mëparshëm i Atila Fiolës nuk u shërua deri në atë masë që futbollisti i MOL Fehervar të mund të futen në ekipin A të meshkuve kundër Shqipërisë dhe Anglisë në kualifikueset e Kupës së Botës. Kështu që mbrojtësi la kampin stërvitor në Telki ditën e sotme”, njofton Federata Hungareze e Futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Fiola Attila korábbi sérülése sajnos nem gyógyult olyan mértékben, hogy a @MOLFehervarFC játékosa bevethet? legyen a férfi A-válogatott @FSHForg és @England elleni vb-selejtez?in, így a véd? ma távozott a telki edz?táborból. #csakegyutt #magyarok #HUNALB #Qatar2022
— MLSZ (@MLSZhivatalos) October 8, 2021