Futbollistët aktual të Shqipërisë kanë rikthyer dashurinë për Kombëtaren. Shumë kohë pa parë një interesim kaq të madh për kuqezinjtë, teksa shumë ditë para ndeshjes me Poloninë, kemi “Sold-Out”.
Të gjitha biletat janë shitur në “Air Albania” për përballjen me Kombëtaren Polake, atje ku do të diskutohet edhe vendi i dytë. Janë rreth 22.000 bileta të shituara deri në këto momente, ndërsa ferri e pret Poloninë në Tiranë, atje ku tifozët kanë menduar edhe për shumë surpriza që do t’i shpalosin në ndeshje. /Sport Ekspres/