Florian Marku nuk pret gjatë për të mbrojtur titullin e tij që e fitoi kundër Prodan më 25 shtator. Pushimet mbaruan shpejt për të dhe tani është gati për përballjen e radhës.
Boksieri shqiptar ka konfirmuar përmes llogarisë së tij zyrtare në “Facebook” se do të hyjë përsëri në ring më datë 20 nëntor në SSE Arena në Wembley. Megjithatë emri i rivalit të tij mbetet ende një enigmë.
“L.ufta ime e radhës u konfirmua. Ndeshem me 20 nëntor në Londër, SSE Arena Wembley. Live në “Sky Sports”. Detajet e biletave së shpejti”, njofton Florian Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/