E njëjta histori te Polonia para Shqipërisë/ Mungon njeriu që i shënoi Anglisë dhe dyshime për Kamil Glik, por nuk lëkundet kryesori

Ashtu si edhe në ndeshjen e parë mes Polonisë dhe Shqipërisë, në takimin e kthimit duket se situata te kampi kundërshtar nuk është aspak mirë sa i përket lëndimeve të futbollistëve. Në mediat polake raportohet se heroi i fundit i Polonisë që arriti t’i shënonte dhe merrte barazimin Anglisë, Damian Szymanski, sipas të gjitha gjasave do të mungojë në dy takimet e radhës ndaj San Marinos dhe Shqipërisë.

Nga krahu tjetër ka shumë hije dyshimi edhe për Kamil Glik, veteranin e mbrojtjes polake. Ky i fundit po vuan një dëmtim në gju që nga ndeshja e Polonisë me Anglinë. Në ditën e djeshme nuk do të stërvitej me grupin e lojtarëve dhe ende nuk është përcaktuar saktë koha që Glik do të qëndrojë jashtë fushës së blertë, por ekziston rreziku i mungesës në dy takimet e radhës. Por sigurisht që te kjo listë mungon kryesori dhe rreziku që tifozët shqiptarë do të dëshironin që të mos luante kundër nesh, Robert Leëandoëski nuk lëkundet lehtë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *