Florian Kamberi është kthyer në shpëtimtarin e Sheffield Wednesday-t mbrëmjen e sotme. Goli i shënuar në sekondat e fundit të takimit mbart me vete vlerën e tre pikëve për skuadrën e tij.
Sulmuesi shqiptar tund rrjetën e Mansfield Town në minutën e 3-të të shtesës, duke e mbyllur ndeshjen në shifrat përfundimtare 1-2 në favor të skuadrës së tij. Kjo përballje ishte e vlefshme për EFL Trophy, i cili bën bashkë skuadrat e League One, League Two dhe 16 ekipe moshash të klubeve të Premier League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
2-1 KAMBERI…. surely wins it #wawaw #swfc pic.twitter.com/VUZ0XgYgMV
— WAWAW76 (@ndunne76) October 5, 2021