Florian Marku është kthyer në Shqipërië për të kaluar kohë me famijlen e tij, por këtë herë vjen me titullin kampion IBF Intarnational për peshat e mesme. Pas fitores kundër Maksim Prodan, boksieri shqiptar hyn në rrugën e duhur për të shkuar drejt ëndrrës së tij, të shpallet kampion bote.
Ditën e sotme Marku është pritur në Bashkinë e Tiranës nga kryetari i saj, Erion Veliaj. Gjatë këtij takimi është zbuluar edhe fakti se 29-vjeçar do të boksojë në një event të madh të organizuar në Shqipëri. Marku shprehet se e pret me padurim momentin kur të mbrojë titujt në atdheun e tij.
“Mezi i kam pritur këto momente. Të më vijë ftesa nga kryetari i Bashkisë së Tiranës për mua është diçka e madhe. Falenderoj të gjitë shqiptarët për të gjithë përkrahjen. Mezi pres të rikthehem në Shqipëri kundra kundërshtarëve, të mbroj titujt e mi në një stadium gjigant”, ka thënë Florian Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/