“Nuk ka nxehje muskujsh”, trajneri i Polonisë ua bënë të qartë lojtarëve: San Marino trajtojeni si të jeni kundër Shqipërisë

Polonia do të luajë me San Marinon në muajin tetor, para se të vijë përballja me Shqipërinë. Atje do të vendoset edhe vendi i dytë në grupin tonë dhe që do t’i jap biletën Kombëtares e cila do të ketë mundësinë për të vazhduar më tej aventurën në Botëror. Trajneri i polakëve, Sousa, ka folur para ndeshjes me San Marinon duke i kërkuar seriozitet dhe përgjegjësi lojtarëve të tij.

“Të luaj me rezerva ndaj San Marinos që të jenë gati për Shqipërinë? Deri tani kemi treguar se në modelin tonë të lojës, nuk ka nxehje muskujsh, vetëm ndeshje që duhen fituar. E gjitha varet nga gjendja psikologjike dhe fizike e lojtarëve. Ne duhet t’i qasemi lojës me San Marinos si të ishim duke luajtur me Shqipërinë, me të njëjtin nivel përgjegjësie. Fundi i ndeshjes së mëparshme është fillimi i tjetrës. Duhet të fitojmë dhe të krijojmë mundësi”, tha Paulo Sousa. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *