“Hungarezët e kanë marrë frikë Shqipërinë”, Jasir Asani flet nga toka hungareze: Fitojmë ne, do e shoh në stadium nëse…

Ish-futbollisti i Partizanit, Jasir Asani, ka folur sa i përket aventurës së re që po kalon në Hungari te Kisvarda. Aktualisht gjenden në vendin e dytë dhe po konkurrojnë me Ferencvaroshin e Myrto Uzunit për të marrë kryesimin e tabelës. I ftuar në “Ora Sport”, Asani ka folur gjithashtu edhe për Kombëtaren Shqiptare duke i njohur disi më mirë hungarezët.

“Është e vështirë që të ambientohesh dhe përshtatesh, por besoj se shumë shpejt do të marrë veten. Këtu kam edhe Herdi Prengën, që është lojtar shumë i mirë dhe ka qenë kyc në ndeshjet që ka luajtur. Ndeshja Hungari-Shqipëri? Do të iki ta shikoj në stadium nëse nuk do të kemi një ndeshje miqësore. Hungarezët e njohin shumë kualitetin e Shqipërisë dhe e kanë pak frikën. Por unë mendoj se Shqipëria do ta fitojë ndeshjen”, tha Asani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *