Sulejman Starova ka komentuar nga paneli i emisionit “Skaner” në “MCN TV” ekipet e Superiores. Trajneri shqiptar zbulon bisedën e bërë pas ndeshjes me Martinin, ndërsa vlerëson ekipin e Kukësit për paraqitjet që ka zhvilluar deri më tani. Më tej Starova kritikon trajnerin e ri të Laçit për zgjedhjet e tij teknike, teksa po lë jashtë loje lojtarët më të mirë të skuadrës, gjë që po ndikon edhe në rezultatet e marra në kampionat.
“Fola me Martinin pas ndeshjes dhe ishte i pakënaqur këtë radhë me fazën difensive. I thashë: “Mos u mërzit se ke pasur një skuadër që ka shënuar 10 gola. Ke Kukësin, kundërshtari më i fortë që ke hasur. S’ke për të pasur për disa javë ndonjë skuadër, që na mahniti të gjithëve”. Ka luajtur shkëlqyeshëm. Edhe për meritë të dy skuadrave, ishte një nga ndeshjet më të bukura nga fillimi deri më sot. Se s’mund ti them Tiranës unë që ka faj me Laçin te “Selman Stërmasi”, se nuk mund të luajë shpejt aty. Nuk të lë fusha.
Laçi? Nuk kanë qenë të kujdesshëm, kanë probleme në fazën defensive. Mazrekajn e lë në stol në fillim se nuk e njihte. Por u bë kaq kohë tani. Nuk ka lojtarë tani në Superiore që ta fusësh e të mos i gjesh asnjë gabim. Nuk gabon kurrë ai (Mazrekaj). Edhe shkon e e ndërron. Lushkja nga më të mirët, heq Deliun. Po çfarë po fut pastaj më mbrapa? Me dy pikë ka bërë 6 gola ka ngrënë 10. Ka nja 5 a 6 vite Laçi, ku sheh kështu shifrash?“, ka thënë Sulejman Starova./Sport Ekspres/