Milani ia del të fitojë një ndeshje mjaft të vështirë në transfertën e Atalantës, një stadium ku kuqezinjtë dy vite më parë përjetuan një humbje turpëruese 5-0. Kuqezinjtë arritën të shënonin që në minutën e parë me anë të Calabrias, duke e nisur ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas golit të parë të pësuar, Atalanta u hodh në sulm, por Milani arriti të mbrohej shumë mirë.
Pas një gabimi në mbrojtje në minutën e 43-të, Tonali dyfishon shifrat në 0-2. Milani kishte lojën në kontroll dhe Leao në të 79-tën do të bënte gjithçka më të lehtë për Milanin, duke e çuar ndeshjen në 0-3. Atalanta u zgjua vetëm në minutën e 86-të, kur falë ndihmës së teknologjisë VAR, Zapata ngushton shifrat 1-3. Goli i Pasaliç në minutën e 93-të do të ishte sa për formalitet, pasi koha nuk premtonte më shumë. Atalanta humb ndaj Milanit me rezultatin 2-3 dhe vazhdon të mbetet në vendin e 8-të në kuotën e 11 pikëve./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
What a goal by Rafael Leao #AtalantaMilan https://t.co/RPjhU2bT1J
— Chebli Ishaq (@IshaqChebli) October 3, 2021