Real Madridi pësoi një humbje në transfertë 2-1 ndaj Espanyol, duke i “lëshuar” vendin e parë Atletico Madridit. Ndeshja filloi me një Real që mbante kontrollin e topit, por goli i parë i takimit erdhi nga Espanyoli, teksa de Tomas surprizon skuadrën kryeqytetase, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Ancelotti pësoi dhe golin e dytë nga ish lojtari i Barcelonës, Aleix Vidal. Në këtë gol la gjurmën dhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare, që i rregjistrohet asisti në golin Vidal. Mesfushori shqiptar luajti mjaft mirë duke bindur trajnerin e Espanyol ta mbajë në fushë për 90 minuta. Reali ngushtoi diferencën me anë të Benzemas në minutën e 71-të, por duke mos bërë asgjë më shumë për të tentuar përmbysjen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#EspanyolRealMadrid
Espanyol [2]-0 Real Madrid | GOAL! Vidal ?to never miss any goal Follow here ?@IFAST66 pic.twitter.com/nb4tQMXOE8
— Follow @IFAST66 (@ifast222) October 3, 2021