E FUNDIT/ Reja zbardh listën e Shqipërisë për finalet e tetorit, spikat Ivan Balliu dhe Nedim Bajrami

Shqipëria do të përballet në muajin tetor ndaj Hungarisë dhe Polonisë. Prishtmëritë dhe interesi është shumë i lartë për të ndjekur këto përballje që kanë vlerën e finaleve. Aktualisht jemi në vendin e dytë, por për të qëndruar në të njëjtën pozitë deri në fundin e këtyre kualifikueseve, duhet me patjetër që të merren gjashtë pikë në dy ndeshjet e radhës.

Ndërkohë pak më parë është publikuar lista e trajnerit Reja. Ky i fundit ka grumbulluar Ivan Balliun që po shkëlqen në La Liga duke konfirmuar lajmin e “Ora News”, ndërsa vjen sërish edhe Nedin Bajrami, por mungon Qazim Laçi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *