Vëmendja më e madhe e sportdashësve në Shqipëri është e kthyer nga futbolli, duke harruar ndonjëherë se ka jetë edhe përtej tij. Ping-pongu është një nga ato sporte të harruara në vendin tonë, por që vazhdon të mbijetojë falë individëve që vërtetë e duan këtë sport. Në një intervistë me Drilon Xhepollanin në “Ora Neës“, trajneri i Teutës në ping-pong tregon vështirësitë dhe arritjet e këtij sporti në Shqipëri.
“Vështirësitë janë të mëdhaja sepse të gjithë ekipet bëjnë stërvitje kështu siç bëjmë edhe ne. Të dalësh kampion me gjithë ato ekipe që bëjnë ndoshta edhe më shumë stërvitje… Elbasani dhe Berati bëjnë jashtë mase stërvitje, ne triumfojmë. Sporti i ping-pongut është pak i lënë pas dore edhe nga ana e rinisë, sepse kanë qejf futbollin, volejbollin, basketbollin. Megjithatë, edhe ping-pongu shumë sportistë kanë ardhur dhe janë aktivizuar. Edhe gocat që janë kampione tani tregojnë që ka pasur masivitet Durrësi gjithmonë. ”, është shprehur Musa Tërniqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/