VIDEO/ Tifozët hedhin dyshime edhe për trukim, gafa e portierit në elitën e Polonisë është qesharake

Në ndeshjen mes Piast Gliëice dhe Ëisla Krakoë në elitën e futbollit polak, ka ndodhur një gabim qesharak që ka vendosur ndeshjen me shifrat 1-0. Toril do të shënonte në minutën e 69 pas dhuratës së bërë nga portieri kundërshtar.

Pas një krosimi që ishte fare i thjeshtë për t’u vendosur në kontroll nga ana e portierit, Kiesker ka habitur të gjithë shokët e skuadrës duke e vështirësuar situatën. Topi nuk është vendosur në kontroll dhe pse ishin dy-tre mundësi për të korrigjuar gabimin. Kështu do të vinte dhurata për Toril, ndërsa tifozët kanë ngritur edhe hipotezën e trukimit të ndeshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *