“Unë te Barça? Nuk mendoj se Laporta ka numrin tim”, Luis Enrique për Italinë: Do humbin së shpejti

Në datën 6 tetor do të luhet supersfida mes Italisë dhe Spanjës, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve. Të dyja kombëtaret u përballën në gjysmëfinalen e Euro 2020, e cila përfundoi me fitoren e axurrëve pas 11 metërshave. Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, deklaroi se për momentin Italia është në majë, ku mposhtën dhe Anglinë me meritë, megjithatë sipas tij shkëlqimi i tyre do të bjerë dita ditës, duke lënë të nënkuptohet se gjysmëfinalja që vjen do të ketë fituese Spanjën. Sa i përket zërave për të marrë drejtimin e Barcelonës, trajneri iberik e kalon edhe me doza humori, teksa shprehet se Laporta nuk e ka numrin e tij të telefonit.

“Do të përballemi me një Itali që për momentin është në krye. Ata mposhtën Anglinë në finale me meritë dhe kanë krijuar një rekord të ndeshjeve pa humbje. Por siç thonë dhe psikologët tanë, me këtë rekord ata janë më pranë humbjes më shumë se kurrë. Trajner i Barcelonës? Unë mendoj se ai (Laporta) nuk e ka numrin tim … Jam këtu sepse dua të qëndroj këtu dhe do të qëndroj trajner deri në fund të kontratës sime”- u shpreh Enrique./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *