Kampionati Kombëtar i futbollit 9×9 ka ngritur siparin për edicionin e ri mbrëmjen e së hënës, me tre ndeshjet e javës së parë të grupit A dhe B në zonën e Tiranës. Roamal – Lev Tech ishte sfida e parë hapëse e këtij kampionati, që përfundoi me fitoren e Roamel, 3-0. Bengu kaloi në avantazh të skuadrën e tij, teksa më vonë shënuan edhe Jonuzi e Lama, golat e të cilëve i dhanë tre pikëshin skuadrës kryeqytetase, që gjendet në grupin A.
Ndërkohë, në ora 21:00 u zhvillua edhe ndeshja tjetër, e vlefshme për grupin B, mes Marketing & Distribution dhe CCBS & UFT, sfidë që prodhoi shumë emocione dhe gola, e që përfundoi me shifrat 4-2 në favor të M&D. Prestige dhe Tirona Republic, ndeshja tjetër e grupit B u mbyll me fitoren tenistike të ekipit të Prestige.
Sfida e zhvilluar në kompleksin “Football Republic” përfundoi me rezultatin final 6-1, me gola të Bibës, Lleshit, Shaqes, Kurpalit, Vashës dhe një autogol të lojtarit të Tirona Republic. Edhe Prestige merr 3 pikët e para në këtë edicion të tretë të FSHF Sunday League, duke u renditur të parët në grupin B, së bashku me ekipin Marketing & Distribution. Ndërkaq, ditën e sotme do të zhvillohet edhe një tjetër sfidë e grupit B, Pastaria – Royals, ndërsa në grupin A, Enco Al do të luajë kundër ELSO-s. /Sport Ekspres