Skandali pas ndeshjes së Champions League/ Nuk kishte ujë në dush, futbollistët nisin të lahen me shishe

Në ndeshjen e Champions League për të rinjë mes Zvijzeda dhe Trabzonspor ka ndodhur një skandal i madh. Ndeshja për Zijzedan ishte historike pasi për herë të parë merrnin pjesë në këto nivele, por nuk kanë shumë për të kujtuar nga dita e djeshme. Pas humbjes me shifrat 0-1, futbollistët miq kanë shkuar në dushe për t’u larë.

Megjithatë ishte e pamundur pasi nuk kishte ujë. Në këto kushte, lojtarët e Trabzonspor janë detyruar që të përdorin shishet e ujit. Ky rast ka përbërë një skandal të madh për skuadrën boshnjake dhe pritet që UEFA të jap një dënim shembullor për dështim në organizim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *