Reali i Madridit bën një hap fals në shtëpi ndaj skuadrës që më pak pritej, Sherif Tiraspol. Skuadra e drejtuar nga Ancelotti u shtang në shtëpi nga moldavët, të cilët ishin vrastarë me kundërsulme. Në minutën e 25-të Jakshibaev do të gjente golin e avantazhit për Sherif Tiraspol dhe do të mbyllte pjesën e parë me rezultatin 0-1.
Në të dytën Reali provoi gjithçka për të bërë përmbysje, teksa në minutën e 63-të Benzema shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pas golit të barazimit Reali intensifikoi sulmet drejt kundërshtarit, megjithatë Thill do te shtangte Cortouis, duke i dhënë një fitore historike skuadrës së tij. Një predhë nga distanca pllakos trishtimin në fytyrat e lojtarëve të Realit, por nga ana tjetër ndez një festë të zjarrtë në kampin moldav, që me këtë fitore po përjeton po prek një sukses që dikur ndoshta mund ta arrinte vetëm nëpër ëndrra./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
https://twitter.com/ifast222/status/1442954912879419397
??#UEFA GOL DEL SHERIFF!
La nueva aparición de la Champions League, Sheriff, le gana 1-0 a Real Madrid en España ??
El gol fue de Jasurbek Yakhshiboev
— La Revancha Récord ?????? (@larevancharecor) September 28, 2021