Java e katërt e Abissnet Superiores premton spektakël, teksa rezervon sfida të forta mes pretendentëve për titullin kampion. Ndeshjet e javës së ardhshme do të luhen të ndara në tre ditë, ku emocionet do të nisin me derbin e kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit që zhvillhet më 1 tetor në orën 19:45.
Ditën e shtunë do të luhen takimet mes Egnatias dhe Kastriotit si dhe më pas skena i kalon e gjitha sfdës mes Kukësit dhe Teutës. Dy përballjet e mbetura luhen në ditën e dielë në dy fasha orare. Fillimisht në fushë zbret Skënderbeu dhe Vllaznia, ndërsa në mbrëmje Tirana-Laçi ul siparin e javës së katërt të Abissnet Superiores./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Axhenda e javës së 4-t të Abissnet Superiores:
E premte
19:45 Dinamo-Partizani
E shtunë
13:45 Egnatia-Kastrioti
16:45 Kukësi-Teuta
E dielë
16:45 Skënderbeu-Vllaznia
19:46 Tirana-Laçi