Në ditën e sotme janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e para të javës së tretë në Superiore. Tirana nuk ia ka dalë sërish me Kastriotin duke barazuar në shifrat 1-1. Krutanët kaluan të parët në avantazh me anë të Karakacit me penallti. Ekzekutimi i lojtarit do të grushtohej nga Bekaj, por menjëherë do të vinte edhe goditja me kokë që u ndal nga rrjeta.
Gjithçka do të barazohej nga Taulant Seferi me kokë, që në minutën e 50 feston sërish duke vendosur duart si për të heshtur kritikët. Pavarësisht mundësive të krijuara, Tirana nuk mori më shumë se një pikë, ashtu me Egnatian. Nga ana tjetër në paqe është mbyllur edhe përballja mes Teutës dhe Dinamos.
Kryeqytetasit krijuan më shumë raste të rrezikshme në pjesën e parë, por pa ia dalë që t’i shfrytëzonin. Në pjesën e dytë kishte një ritëm të shtuar të Teutës, megjithëse sulmuesit Koumbemba dhe Georgev linin për të dëshiruar me ekzekutimet e tyre dhe tentativat drejt portës. /Sport Ekspres/
Teuta-Dinamo 0-0
Teuta: Qirko, Selmani, Xhekson, Idrizaj, Aleksi, Daja, Akuah, E.Vila, Kallaku, Gjorgiev, Koubemba
Dinamo: Harizaj, Siljanovski, Isaevski, Imami, Sofranak, Sidibe, Demiri, Ibraimi, Samake, Skuka, Çinedu
Kastrioti-Tirana 1-1 Karakaci p’ 39’/ Seferi 50′
Kastrioti: Sali, Neziri, Dida, Prodani, Rami, Karakaçi, Mëllugja, Basha, Husein, Çela, Mudrazija
Tirana: Bekaj, Najdovski, Ismajlgeci, Behiratçe, Hoxhallari, Toli, Totre, Limaj, Xhixha, Seferi, Ngo