Keidi Bare shkaktoi panik për Edi Rejën, teksa në ndeshjen e fundit u largua nga fusha për shkak të një shqetësimi që po ndjente në këmbën e tij. Një lajm i tillë padyshim që nuk i leverdiste aspak Kombëtares kuqezi, pasi po afrohen dy ndeshjet vendimtare me Hungarinë dhe Poloninë.
Por sinjale pozitive vijnë për Rejën nga Spanja. Espanjoli ka publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë me ekipin në transfertën me Sevijan. Në të gjendet edhe emri i Keidi Bares, për të cilin duket se nuk ka pasur asgjë seriozi dhe mund të jetë i pranishëm në fushën e lojës për të dhënë kontributin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/