Napoli ka shkatërruar me një rezultat të thellë Udinezen mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë kanë humbur 4-0 në shtëpi. Skuadra e Spaletit ka shënuar nga dy herë në secilën pjesë, duke hipotekuar kështu 3 pikët në kampionat.
I pari që tundi rrjetën ishte Osimhen, ndërsa më pas është Amir Rrahmani ai që i jep një dorë skuadrës me golin e tij. Mbrojtësi shqiptar shtyn topin me kokë në rrjetë në minutën e 35 dhe dyfishon shifrat. Ndërkohë në fraksionin e dytë të lojës fillimisht Kulibali e pastaj Lozano fiksojnë rezultatin në 4-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Revoyez la combinaison du Napoli conclue par le but d’Amir Rrahmani https://t.co/vm5b0BJZmS
— Football Kosovar ?? (@FootballKosovar) September 20, 2021