I bëri Mesit atë që nuk guxoi asnjë trajner, Pochetino ua shpjegon gazetarëve: Ju e dini, kemi 35 lojtarë të mëdhenj

Lionel Mesi është zëvendësuar në pjesën e dytë gjatë ndeshjes mes PSG dhe Lion. Nuk bëhej fjalë për një problem sa i përket ylli argjentinas, por vendimi ishte i gjithi i Pochetinos. Te Barcelona nuk mund të guxonte askush që të ulte Mesin në pankinë. Për më tepër ish-trajnerët katalanas kanë zbuluar sesi argjentinasi i kër.cënonte duke i treguar telefonatën që mund t’i bënte presidentit të ekipit.

Pra në Spanjë bëhej fjalë për kapitenin, trajnerin dhe presidentin. Gjithçka e bënte Lionel Mesi! Por në Francë duke histori tjetër dhe menjëherë pas ndërrimit nga Pochetino, argjentinasi nuk i zgjati dorën dhe dukej i mërzitur. “Ju e dini se ne kemi 35 lojtarë të mëdhenj. Ne duhet të marrim vendime të vështira jo vetëm për formacionin titullar, por edhe për zëvendësimet. Ndonjëherë ato janë pozitive, ndonjëherë jo. Por kjo është puna e trajnerit. Vendimet tona nuk i kënaqin gjithmonë lojtarët. E pyeta Mesin se si ishte dhe më tha se nuk kishte problem”, u shpreh Pochetino. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *