VIDEO/ Strakosha loton nga mesazhi i tifozëve! Lojtari i Lacios i dedikon golin portierit shqiptar: Kemi 10 vite që njihemi

Strakosha e ka vuajtur së tepërmi gabimin e bërë ndaj Galatasarai, që i kushtoi humbjen Lacios në Europa League. Pasi u la jashtë për shumë ndeshje, trajneri Sarri e aktivizoi portierin shqiptar në ndeshjen e Europës. Megjithatë një gabim foshnjarak i uli edhe më tepër besimin në vetvete Strakoshës.

Por në ndeshjen e parë pas gafës me Galatasarai, tifozët e Lacios i kanë dalë në mbrojtje Strakoshës. Teksa hapën një parullë gjigande me mbishkërimin: “Mos e vrit mendjen për ata, por bëj pritje dhe vazhdo përpara”, Strakosha do të shpërthente në lot gjatë nxehmjes.

Për ta rikthyer Strakoshën në qendër të vëmendjes mendoi Cataldi. Ky i fundit shënoi një gol të bukur në barazimin 2-2 ndaj Cagliarit dhe shkoi menjëherë që të festonte me gardianin e Shqipërisë: “Kemi 10 vite që njihemi së bashku. Jemi rritur në ekipet e moshave dhe tani jemi në ekipin e parë. Strakosha e meriton që të jetë në qendër të vëmendjes. Është njeri i jashtëzakonshëm dhe profesionist”, tha Cataldi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online