Intervista/ 6 gola në 2 ndeshje! Trajneri i Kukësit çudit: Nuk jam i kënaqur me kaq! Kemi mundur të dobëtit? Pyesni pak Tiranën…

Kukësi i Longos po vazhdon që të bind me performancat e treguara në këto takime të para. Verilindorët kanë arritur që të fitojnë me përmbysje ndaj Kastriotit në shifrat 3-1. Tentativa e parë dhe goli i parë! Kështu tundën rrjetën krutanët falë pasimit të bukur të Grecës dhe realizimit të Arbër Bashës, që goditi menjëherë drejt portës.

Ndërkohë Ndreca dhuroi një nga perlat e tij të zakonshme nga distanca duke barazuar rezultatin. Për të kaluar te sulmuesi kroat, Edi Basha. Ky i fundit duket se është ylli i ri i Kukësit. Dy gola të realizuara prej tij do të vulosnin këtë përballje, ndërsa edhe në ndeshjen e parë tregoi aftësi të larta në zotërimin e topit dhe krijimit të rrezikshmërisë në portën kundërshtare. Kështu verilindorët marrin kreun e Superiore pasi janë të vetmit që kanë grumbulluar gjashtë pikë në dy ndeshje. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Longo: “I prisja këto dy fitore të para, por pres edhe fitoren në javën e tretë. Nuk mund të them se jam i lumtur vetëm me sulmuesit, por jam me gjithë ekipin. Nuk luan vetëm një sulmues, por gjithë ekipi. Por të jem i sinqertë që nuk jam shumë i lumtur me sulmuesit pasi kemi pasur 15-20 raste të pastra, por shënuam vetëm tre. Duhet të jemi shumë pragmatist pasi me ekipet e mëdha kjo kushton. Kemi mundur dy ekipe si Egnatia dhe Kastrioti? Atëherë duhet të pyesni Tiranën për këtë pasi nuk fitoi me Egnatian”.

Ndreu: “Në gjysmën e pjesës së parë e kishim gjithë lojën në kontroll. Shënuam një gol dhe ishte një rast penalltie, që duhet parë pasi isha larg. Kemi marrë shumë lojtarë të rinj që nuk janë ambientuar. Dyshja e qendër mbrojtjes po calon, janë të ngathët. Nuk janë të stërvitur dhe nëse nuk je i stërvitur, nuk je mirë. Fati jonë ishte vjet që u nis vonë dhe u shty kampionati, nëse do të ndodhte edhe këtë vit, do të ishim shumë më mirë. Do shumë kohë që t’i futësh grintën lojtarëve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *