Myrto Uzuni arrin fronin e Perandorit, sulmuesi shqiptar kap rekordin 61-vjeçar të legjendës Ferencvaroshit

Myrto Uzuni ka shkëlqyer ditën e sotme me fanellën e Ferencvaroshin. Sulmuesi shqiptar nuk është ndalur së shënuari, teksa e ka detyruar portierin kundërshtar të nxjerri topin plot 6 herë nga rrjeta e tij. Kampionët e Hungarisë kanë fituar me rezultatin tenistik 9-0 kundër Hatvan-it në Kupë, ku 6 prej golave mbajnë firmën e Uzunit.

Ky i fundit arrin fronin e Perandorit të Ferencvaroshit. Është vetë klubi hungarez ai që njofton se Myrto Uzuni prek rekordin që mbahet prej 61 vitesh nga Albert Florian. Legjenda e Ferencvaroshit ishte i lojtari i fundit që kishte shënuar 6 gola gjatë një ndeshjeje dhe kjo datonte më 11 dhjetor të vitit 1960. Tashmë këtij rekordi i është bashkuar edhe sulmuesi shqiptar, i cili në vetëm pak kohë është kthyer në një nga elementet kryesore të klubit hungarez dhe një nga figurat më të dashura për tifozët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online