Marash Kumbulla numëron sot 365 ditë me fanellën e Romës. Një vit në kryeqytetin italian ka përfunduar dhe mbrojtësi shqiptar ka nisur të bëjë bilancin. Talenti i Kombëtares kuqezi ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në “Instagram”, ku tregon eksperiencën e tij deri më tani me Romën.
“Në një vit. Kemi jetuar pandeminë. Kemi parë stadiumet të rihapen nga e para. Kemi rënë dhe jemi ringritur. Në një vit te Roma kam pasur eksperienca të pabesueshme. Nuk jam i kënaqur, do vazhdoj të jap maksimumin. Forca Roma, përpara së bashku”, shkruhet në videon e shpërndarë nga Marash Kumbulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram