VAR-i ishte risi si për futbollin në Shqipëri ashtu dhe për atë në Kosovë, teksa menjëherë është ndjerë efekti i kësaj teknologjie. Ndeshja e Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Gjilanit ka përfunduar në një dramë të vërtetë. Kur përballja po shkonte drejt fitores së Prishtinës me rezultatin 1-0, arbitri akordon penallti për Gjilanin, i cili kishte mbetur me 10 lojtarë në minutën e 82-të.
Dabiqaj shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe trajneri Ismet Munishi festoi në një mënyrë të çmendur. Trajnreri i “skifterave” njihet për karakterin e tij krejtësisht unik dhe me veprimet e sjelljen e tij është gjithnjë “magnet” për mediat. Me këtë barazim Gjilani shkoi në kuotën e 6 pikë duke marë një pikë mjaft të rëndësishme./Elio Hajdari-Sport Ekspres/