Armando Broja ka shkëlqyer në vetëm 18 minuta në fushën e lojës ndaj Ëest Ham duke bërë diferencën në fushën e lojës. Në tre prekje me topin, sulmuesi shqiptar kaloi në driblim e shpejtë Ogbonën, goditi shtyllën nga 25 metra dhe topi iu hoq nga rrjeta në vetëm pak milimetra pasi Rice nuk lejoi golin e fitores.
Ky ishte debutimi i Brojës në shtëpi me Southampton duke ngritur entuziazmin e tifozëve. Tashmë pritet që sulmuesi shqiptar ta nisë për herë të parë si titullar dhe ndeshja e radhës do të jetë kundër Manchester City. I pyetur mbi performancën e Brojës, trajneri Hasenhutl u shpreh:
“Kjo është ajo që prisja nga Broja. Kishte shumë vetbesim pas ndeshjeve që zhvilloi me Kombëtaren e tij. Shënoi atje dhe dha asist. Shpejtësia dhe dinamike e tij, mund të jetë kërcënues për çdo kundërshtar. Jam shumë i lumtur me të. Ishin cilësi të reja për ekipin tonë dhe kjo më krijon më shumë besim mua për të ardhmen”, tha Hasenhutl. /Sport Ekspres/