VIDEO/ Duart e Sheznit nuk japin më siguri dhe Kean ngatërron portën, Juventusi shpërfytyrohet nga Napoli

Juventusi i këtij sezoni nuk ka më asnjë pikë të përbashkët me atë ekip që për vite me radhë dominoi futbollin italian. Fusha e lojës po i jep të drejtë Ronaldos që zgjodhi të largohej përfundinisht nga bardhezinjtë. Dueli i sotëm ndaj Napolit nisi me një gol që në minutën e 10 për “zonjën e vjetër”, teksa Morata shfrytëzon më së miri një gabim të mbrojtësit kundërshtar.

Por pjesa e mbetur e takimit do të fliste i gjithi për napoletanët. Duart e Sheznit nuk japin më siguri dhe në minutën e 57 nuk arrin të kontrollojë si duhet një top të goditur nga Insinje, duke i falur golin Politanos. Me dëshirën për të marrë 3 pikët Alegri hedh në fushë Moise Kean, por ky i fundit duket se nuk e ka të qartë se në cilin krahë gjendet porta e tij.

Gjatë një goditjeje nga këndi në minutën e 85-të, Kean e godet topin me kokë në drejtim të Sheznit, që i gjendur në befasi e lë përsëri topin në zonë. Nga kjo gafë e lojtarëve të Juventusit është Kulibali ai që përfiton duke shënuar golin e fitores. Juventusi është shpërfytyruar nga Napoli në stadiumin “Diego Armando Maradona”, teksa ka dominuar me 67% të mbajtjes së topit dhe 25 tentativa për gol./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online