Zyrtare/ Rei Manaj largohet nga Barcelona, ja detajet e transferimit në klubin e Serie A

Rei Manaj është larguar nga Barcelona. Tashmë kalimi i tij në Serie A është bërë zyrtar. Është vetë klubi katalanas që njofton fillimisht ndarjen me lojtarin 24-vjeçar, ndërsa më pas nuk ka vonuar edhe prezantimi nga ekipi i ri. Sezoni i ri do e gjejë futbollistin e Kombëtares kuqezi në radhët e Specias.

Manaj ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën italiane ku sezonin e shkuar ka luajtur edhe Ardian Ismajli. Specia ka paguar 300 mijë euro për të huazuar sulmuesin lushnjar, ndërsa në fund të sezonit të ardhshëm ka të drejtën edhe të blejë përfundimisht kartonin e Manajt për 2.7 milionë euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *