Bernard Berisha ka bërë veprimin më të diskutueshëm dhe të turpshëm në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar në përballjen ndaj Akhmat Groznyt dhe Arsenal Tula, që përfundoi në shifrat 2-1. Një prej futbollistëve të miqëve u dëmtua pas ndërhyrjes së pësuar në mesfushë. Për këtë arsye lojtarët e Arsenal Tula e lanë lojën dhe ndërpren ndeshjen, duke nxjerrë topin jashtë.
Por Bernard Berisha vrapoi dhe dha maksimumin duke mos e lejuar sferën që të kalonte vijën. Pasi ia arriti qëllimit, futbollisti shqiptar nuk i ka dëgjuar thirrjet e rivalëve se topi duhej të nxirrej jashtë. Berisha ka nisur me driblimin në krahë duke asistuar për Konate. Menjëherë nisi edhe përplasja mes lojtarëve në fushën e lojës, që nuk mund ta pranonin këtë veprim të Berishës. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram