Ernest Muçi do të transferohej nga Tirana te Legia e Varshavës duke bërë hap të madh përpara në karrierën e tij. Futbollisti shqiptar ka kërkuar disa kohë për ambientim, por në këtë sezon po shkëlqen me super golat e tij. Së fundmi kampionët polak kanë menduar që të marrin një tjetër lojtar nga bardheblutë, Celhakën.
Ky i fundit ka gjetur marrëveshjen me Legian dhe ndodhet në Poloni, ndërsa për çështje mintuash do të vijë edhe zyrtarizimi i plotë. Fillimisht skuadra polake ka menduar që t’i lërë pak hapësirë fantazisë duke treguar Ernest Muçin që takohet me një tjetër person dhe sulmuesi i tregon ambientin e klubit. “Mirësevjen shoku”, është mbishkrimi i Legias me flamurin shqiptar që lë të nënkuptuar afrimin e Celhakës. /Sport Ekspres/
Let’s welcome our new friend! ??#Dzie?Transferowy ? #TransferDay pic.twitter.com/p5tZkFAHED
— Legia Warsaw (@LegiaWarsawEN) August 26, 2021