Kastriot Dermaku është rikthyer në radhët e Parmës pas huazimit te Leçe. këta të fundit janë të kënaqur me shërbimet e mbrojtësit shqiptar dhe kanë shfaqur hapur interesin për ta bërë sërish pjesë të organikës së tyre në këtë sezon të ri.
Por Parma i ka dhënë përgjigje të ardhmes së futbollistit shtatlartë dhe Leçes i duhet të presë edhe disa muaj për të tentuar transferimin e tij. Sipas “Gazzetta di Parma“, skuadra italiane ka vendosur fatin e Kastriot Dermakut. Ky i fundit do të jetë pjesë e Parmës deri në muajin janar. Më pas do të rishqyrtohet pozita e tij në klub dhe do të arrihet në një përfundim sa i përket qendrimit të tij në skuadër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/