“Faleminderit kritikëve dhe ndjesë kë kam ofenduar”! Renato Arapi shkruan për largimin nga futbolli: Vetëm një mirupafshim!

Renato Arapi ka marrë vendimin për t’u larguar nga futbolli i luajtur. Pas shpalljes si kampion me Teutën, mbrojtësi ka varur këpucët në gozhdë për ta mbyllur me kurorëzimin e trofeut te durrsakët. Vetë lojtari ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku tregon më tepër rreth këtij vendimi.

Duke i falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe kritikët që e kanë motivuar më shumë, Arapi kërkon ndjesë edhe për personat që mund të jenë ofenduar ose cënuar prej tij. Në fund kapiteni tregon se bëhet fjalë vetëm për një “mirupafshim” nga futbolli dhe jo “lamtumirë”. /Sport Ekspres/

“Pas një vendimi të marrë nga ana ime vendosa se nuk do të jem më pjesë e futbollit të luajtur. Sigurisht që ishte vendim shumë i vështirë për t’u marrë, por duke parë se çdo fillim e ka një fund mendova se për mua ishte momenti i duhur për t’u tërhequr nga futbolli me objektiva të realizuara. Duke mos dashur të harrojë ndonjë emër dua ti falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur në gjithë këto vite për ta nisur nga presidenti, trajneri, lojtarët, tifozët dhe duke përfunduar te familja ime. Duke e ditur se në futboll ka edhe mendime të ndryshme, falënderoj edhe kritikët që më kanë motivuar më shumë. I kërkoj ndjesë nëse gjatë gjithë këtyre viteve kam ofenduar ose cënuar dikë. I falënderoj të gjithë dhe shpresoj se kjo do të jetë vetëm një mirupafshim”, shkruan Arapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *