FOTO/ Pafytyrësia dhe mashtrimet e “dashurisë së re në futboll”, Manuel Locatelli-t i del hapur gënjeshtra e Juventus dhe Milan: Ëndërr fëmijërie!

Lidhja e lojtarëve me fanellën dhe dashuria e shprehur prej tyre në këtë futboll modern nuk është për t’i besuar shumë. Nga dashuritë e mëdha lindin edhe armiqësitë e të njëjtit nivel. Manuel Locatelli, i dalë nga akademia e Milanit do të zyrtarizohet në ditën e djeshme te Juventusi. Për të gjithë ata që e kanë ndjekur mesfushorin te kuqezinjtë, e dinë më së miri sesa e ndiente peshën e fanellës ky lojtar.

“Ishte ëndrra ime e famijërisë. Faleminderit familjes, shokëve dhe të gjithëve. Milanist me shpirt”, ka qenë një prej postimeve të Locatelli në kohën kur bënte pjesë te kuqezinjtë. Por në zyrtarizimin e djeshëm te Juventusi, mesfushori nuk ngurron që të përdor të njëjtat fjalë që sigurisht janë për t’u evituar dhe kanë sjellë shumë reagime: “Juve, historia e dashurisë së madhe. Ishte ëndërra ime e fëmijërisë. Dëshira që kërkova duke shuar çdo qiri. Më në fund Juventus”, shkruan Locatelli. A ka ky mesfushor si ëndërr të fëmijërisë, çdo ekip të madh që firmos? /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online