Pamjet të frikshme dhe apokaliptike kanë ndërprerë ndeshjen e tenisit që po zhvillohej në Verona. Dy tenistët Manuel Guinar dhe Maxime Janvier po përballeshin me njëri-tjetrin, ndërsa natyra kishte planifikuar gjëra të tjera.
Era e fortë ka marrë gjithçka përpara dhe objektet po fluturonin në ajër. Stuhia ishte shumë e madhe, aq sa lojtarët, gjyqtari dhe mbledhësit e topit nisën që të vraponin duke kërkuar një vend të sigurtë për të qëndruar.
Si për ta bërë edhe më të frikshme situatën, energjia elektrike është ndërprerë. Kështu ishte e pamundur që të shihje dhe është pritur deri në momentin që stuhia të qetësohej dhe moti të përmirësohej, për të vazhduar ndeshjen. /Sport Ekspres/
Can anyone explain to me what just happened in Verona? Total chaos, people running away from the court then lights out. Some sort of extreme wind?
?: @ATPChallenger pic.twitter.com/lBWc4M7MfC— Damian Kust (@damiankust) August 16, 2021